Valiasi i vjetër në Kamëz është transformuar nē një lagje të re, me pallate dhe hapësira publike, investime në kuadër të Programit të Rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019-ës.
Kryeministri Edi Rama ndau pamje të lagjes me 270 apartamenteve për të prekurit nga tërmeti dhe shërbime e hapësira publike cilësore.
Jo vetëm banesat e reja, por tashmë Valiasi ka të rindërtuara çerdhen, kopshtin, shkollën, ka ambientet sportive, këndet e lojërave, si dhe hapësirat e gjelbra.
“Valias i vjetër në Kamëz, tashmë i ri fringo kur thon tironsit. Lagje e rikrijuar tërësisht me një sipërfaqe të rehabilituar prej 23.378 m2, me 270 apartamente të reja për të prekurit nga tërmeti dhe shërbime e hapësira publike cilësore”, u shpreh Rama./ata