Ministri i Brendshëm dhe njëherazi drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla, ndau në rrjetet sociale pamje nga puna për rikonstruksionin total të Qendrës Shëndetësore në njësinë Bubullimë, Lushnje.

Balla thekson se ky është një premtim i mbajtur.

“Pak ditë më parë kemi nisur nga rikonstruksioni i saj. Kati i parë i objektit ka sipërfaqe prej 420 metër katror, ndërsa kati i dytë është 230 metër katror. Objekti ka dy dalje. Pasi të mbaroj rikonstruksioni, do ketë dhe dy funksione, si qendër shëndetësore, por edhe si kopsht. Kjo për shkak se kopshti që aktutalisht ka njësia Bubullimë është i amortizuar”, tha Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa.

“Janë parashikuar suvatime nga e para, veshja me kapot, hidroizolimi, por dhe rivendosja nga e para e sistemit elektrik dhe hidraulik. Sistemi kundër zjarrit do të jetë sipas detyrimeve ligjore, sistemimi i jashtëm dhe muri rrethues po ashtu do të jetë sipas rregullave të sigurisë”, tha Sefa.

Rikonstruksioni i këtij objekti pritet të përfundojë në fund të tetorit./ata