Në Durrës, Kurbin dhe Lezhë prej disa muajsh ka nisur një rrugëtim transformues për komunitetet lokale, me vënien në funksion të Qendrës “Fuqizojmë Komunitetin”.

Falë shërbimeve sociale të integruara dhe aktiviteteve të ndryshme për fëmijët, adoleshentët, të rinjtë, si dhe grupet në nevojë të prekura nga përjashtimi social, diskriminimi apo abuzimi, Qendra “Fuqizojmë Komunitetin” synojnë të nxisin qëndrueshmërinë e tyre për një komunitet gjithëpërshirës.

Qendra “Fuqizojmë Komunitetin” në Durrës, Kurbin dhe Lezhë janë krijuar si pjesë e programit “Fuqizojmë Komunitetin” të financuar nga USAID dhe zbatuar nga UNDP Albania, në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe bashkitë përkatëse.

Qendrat ofrojnë shërbime të mbështetjes psiko-sociale, terapi të të folurit, fizioterapi, programe passhkollore dhe programe mentorimi për punësim. Veç kësaj, këto struktura kanë fokus të veçantë dhe viktimat e dhunës në familje dhe fëmijët me aftësi të kufizuara. Konkretisht, vetëm në Durrës janë mbështetur deri më tani 515 persona.

“Qendra “Fuqizojmë Komunitetin” ka mbështetur 515 persona. Janë 70 fëmijë të cilët i janë bashkuar programit “Passhkollor”, të gjithë nga familje që përballen me sfida ekonomike, ndërsa 60 fëmijë me aftësi të kufizuara kanë marrë shërbime të specializuara si logopedi dhe fizioterapi”, tha Vjola Cikalleshi, drejtuese e Qendrës në Durrës.

Programi është gjithashtu në linjë me objektivat e BE-së në fushën e mbrojtjes dhe përfshirjes sociale që shkon si ndihmë drejt Shqipërisë për të përmbushur detyrimet e saj sipas ligjeve të BE-së.

E vendosur në zemër të Bashkisë së Kurbinit, Qendra “Fuqizojmë Komunitetin”, është kthyer në strehën e Klodianit. Qendra po i ofron atij shërbimet thelbësore sociale për të cilat ka dëshpërimisht nevojë.

Ndërkohë, në Lezhë aktiviteti i qendrës ka nisur në shkurt të këtij viti, dhe në harkun e pak muajve kanë marrë shërbime 164 gra, burra dhe fëmijë në nevojë. “Janë 33 persona me aftësi të kufizuara, mes të cilëve 9 fëmijë, të cilët marrin shërbim. Gjithashtu, qendra ka 20 raste të grave, viktima të dhunës me bazë gjinore të cilat mbështeten me këshillim psikosocial, ligjor dhe fuqizim të aftësive jetësore”, theksoi Erleta Pjetri, drejtuese e Qendrës në Lezhë.

Mbi 900 persona, përfshirë fëmijët dhe të moshuarit, kanë marrë shërbime në tre qendrat e ngritura me mbështetjen e USAID dhe UNDP, në Durrës, Lezhë dhe Kurbin.

Qendrat “Fuqizojmë Komunitetin” në këto tre bashki janë investime sipas standardeve më tëmira bashkohore kanë në fokus ofrimin e shërbimeve të mbështetjes psikosociale, terapi të të folurit, fizioterapi, programe passhkollore dhe programe mentorimi për punësim, për komunitetet në nevojë.

Qendra sjell së bashku profesionistë nga fusha të ndryshme për të koordinuar, referuar dhe menaxhuar në mënyrë efektive rastet që paraqiten në qendër duke forcur në të njëjtën kohë dhe mekanizmat e reagimit institucional dhe duke forcuar kapacitetet e ofruesve të shërbimeve.

Edlira Papavangjeli, menaxhere e Programit të UNDP-së, shprehet se “jemi të kënaqur që shohim kërkesën në rritje nga komunitetet në nevojë për shërbimet e ofruara nga qendra. Ekipi ynë i profesionistëve të përkushtuar, si fizioterapistë, logopedë, specialistë psiko-socialë dhe ligjorë, është i përkushtuar t’u shërbejë të gjithë njerëzve në rrezik të lartë për të mbetur pas”.

Programi “Fuqizojmë Komunitetin” po krijon një model mbështetjeje për komunitetet e margjinalizuara të prekura nga përjashtimi, diskriminimi dhe konflikti, tha Papavangjeli.

Qendrat “Fuqizojmë Komunitetin” është rrjeti i investimeve që vijnë pas hartimit të planeve sociale në të 61 bashkitë e vendit, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, duke sjell dhe një identifikim më të mirë të shërbimeve sociale të nevojave për shërbime të integruara, si dhe të një planifikim më real për shërbimet komunitare./ata