Gjimnazi i ri “Shefqet Guzi” në Gramsh, një financim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit është drejt përfundimit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky gjimnaz, i cili pritet të përfundojë brenda këtij viti.
“Drejt përfundimit edhe gjimnazi i ri “Shefqet Guzi” në Gramsh, falë financimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Kjo shkollë e re, që do të garantojë standardet më të mira për 430 nxënës dhe mësues, është një nga objektet arsimore që përfundojnë këtë vit”, shkruan Rama.
Këtë vit, përmes programit të rehabilitimit të shkollave dhe terreneve sportive të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, pushtetit vendor dhe së bashku me Programin e Rindërtimit, përfundojnë ndërtimin dhe rehabilitimin e 100 objekteve arsimore në të gjithë vendin./ata