Nesër në orën 8:30 PS do te mbledhë kryesinë në selinë rozë.
Fokusi do të jenë zgjedhjet e pjesshme në Himarë dhe emri me të cilin do te garojnë socialistët, si dhe përgatitjet për kongresi e PS më 20 korrik, bën me dije gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj.
Dy dite me pare presidenti Begaj dekretoi datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Himarë, ku më 4 gusht do të ndeshen sërish mazhoranca me opozitën. KQZ përfundimisht nuk i dha mandatin Fredi Belerit në seancën e së premtes.
Tashmë me pozicionin zyrtarisht vakant do të mbahen sërish zgjedhje pas më shumë se një viti në bashkinë jugore.
Nesër pritet të mësohet emri nga kampi mazhoritar me të cilin do të kandidohet për këto zgjedhje. Ende nuk ka një lëvizje konkrete nga kampi tjetër, teksa kontestuan dekretin e Begaj për datën 4 gusht./Shqiptarja