Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi, e ftuar në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca ka folur për shpopullimin e Shqipërisë në mënyrë të frikshme gjatë qeverisjes së Edi Ramës, si dhe për rezultatet e censusit që INSTAT i ka vonuar 8 muaj.

Harxhi iu referua raportit të EUROSTAT  dhe theksoi se në 10 vitet e fundit në BE janë larguar mbi 950 mijë shqiptarë, pa llogaritur ShBA-të, Britaninë e Madhe apo vende të tjera që nuk janë pjesë e unionit.

Sipas Harxhit, INSTAT ka vonuar shifrat e censusit të popullsisë në Shqipëri dhe i ka kërkuar Edi Ramës që ta anulojë këtë proces pasi ka dështuar, por një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga kryeministri.

Harxhi: Censusi është me dy vite vonesë dhe mospublikimi i rezultateve tregon se ka pasur problematika të mëdha dhe prandaj po e vonojnë.

Deri tani kemi të bëjmë me diku te 950 mijë shqiptarë të larguar vetëm në 10 vitet e fundit sipas EUROSTAT dhe kjo është vetëm në vendet e BE-së pa disktuar dhe përfshirë Britaninë e Madhe, ShBA-të apo vendet e tjera që janë jashtë unionit.

Censusi i fundit në Kosovë, apo serioziteti i të dhënave të përpunuara në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni, tregojnë se INSTAT ka shumë probleme për faktin se mospublikimi i këtyre të dhënave rëndon jashtëzakonisht shumë mbi moralin e kësaj qeverie. Tashmë u bënë 8 muaj që këto të dhëna nuk publikohen dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë kur të publikohen sepse kryeministri ka thënë para disa javësh që do i publikojë në datë 29 qershor.

Sipas informacioneve që na vijnë nga personeli i INSTAT, i kanë kërkuar kryeministrit ta anulojnë këtë census siç bëri Maqedonia para disa ditësh sepse ky census ka dështuar por duket se zoti kryeministër kërkon të shkojë përpara me ato formulat e tij ‘shto ujë shto miell’ dhe të dali me një rezultat që mund të na surprizojë të gjithëve dhe do të jetë absolutisht i dënueshëm dhe kritikueshëm nga të gjithë ne sepse ne e njohim realitetin./SyriNet