Japonia dhe Filipinet nënshkruan marrëveshje ushtarake në Manila që lejon trupat të vendosen në tokën e njëra-tjetrës.
Marrëveshja e hyrjes reciproke Filipine-Japoni (RAA) u nënshkrua nga ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes të dy vendeve në një ceremoni ku mori pjesë presidenti filipinas Ferdinand Marcos Jr., thuhet në deklaratën e presidencës filipinase.
Marrëveshja do të lejojë ushtarët nga të dy vendet të stërviten dhe të operojnë në territoret e njëri-tjetrit nën statusin e Forcave Vizituese. Nënshkrimi i paktit vjen mes tensioneve në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore midis Filipineve dhe Kinës.
Ministri i Jashtëm japonez Kamikawa Yoko dhe ministrja e Mbrojtjes Kihara Minoru do të zhvillojnë takim me homologët e tyre filipinas Enrique Manalo dhe Gilberto Teodoro Jr.
Ky format, që paraqet mekanizmin më të lartë konsultativ midis Tokios dhe Manilës, u krijua në prill 2022 për të "thelluar më tej koordinimin e politikave të sigurisë dhe mbrojtjes si dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë midis dy kombeve", shtohet në deklaratë.
Japonia është një nga katër partnerët strategjikë të Filipineve, pasi ka nënshkruar 264 marrëveshje dypalëshe. Vëllimi vjetor i tregtisë midis kombeve u rrit në 20.71 miliardë dollarë vitin e kaluar, teksa të dy vendet janë aleatë të traktatit me SHBA-në./aa