Ministria e Mbrojtjes e Türkiyes ka njoftuar se pesë terroristë të tjerë të PKK-së janë neutralizuar përmes një operacioni ajror në rajonin Asos në Irakun verior.
Ministria turke tha se Forcat e Armatosura kanë vazhduar të shkatërrojnë qelitë e terroristëve në veri të Irakut.
"Pesë terroristë të tjerë të PKK-së u neutralizuan përmes operacionit ajror të kryer në rajonin Asos. Lufta jonë kundër terrorizmit do të vazhdojë në mënyrë efektive dhe me vendosmëri", tha ministria turke./aa