Në qytetin bregdetar të Durrësit ndaluan sot për herë të parë 30 varka me vela, pjesë e turit “Nastro Rosa 2024”.
Kjo garë është pjesë e turit “Nastro Rosa 2024″ i Marinës Ushtarake Italiane, që ka nisur nga Xhenova dhe do të ndalojnë në 10 qytete turistike.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo garë, teksa theksoi se “për herë të parë Durrësi përfshihet në “Garën e Velave të Italisë”, turi “Nastro Rosa 2024” i Marinës Ushtarake Italiane, që ka nisur nga Genova dhe do të ndalojnë në 10 qytete turistike. Të gjithë qytetarët e Durrësit, por dhe turistët e shumtë do të kenë mundësi të shijojnë spektaklin e 30 varkave me vela që do të lundrojnë në ujërat pranë shëtitores “Taulantia””.
“Ky event sportiv i shtohet bashkëpunimeve të shumta mes Italisë dhe Shqipërisë, e që për më tepër i shërben promovimit të turizmit dhe bukurive të panumërta të Durrësit”, tha Rama.
Gara ka nisur në Xhenova të Italisë dhe varkat me vela pjesëmarrëse, me ekuipazhe nga Marina italiane dhe Guardia di Finanza, ndalojnë në 10 qytete, 9 italiane, dhe për herë të parë në Durrës.
“Gara e velave të Italisë është një mundësi tjetër për promovimin ndërkombëtar të qytetit të Durrësit, me bregun e tij të mrekullueshëm, trashëgiminë kulturore të jashtëzakonshme, bukuritë natyrore, kulinarinë, mikpritjen dhe cilësinë e lartë të akomodimit ku tashmë janë disa brande mjaft të njohura botërore që operojnë në qytet./ata