Gjermania dhe pesë aleatë të tjerë të NATO-s në rajonin e Detit Baltik kanë planifikuar të blejnë më shumë mina detare së bashku – si një parandalues për Rusinë.

“Minat detare janë një mënyrë shumë efektive për të penguar një agresor në det – dhe ato janë një mjet jashtëzakonisht i rëndësishëm përballë agresionit rus”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Pistorius nënshkroi një deklaratë përpara samitit të NATO-s në Uashington. Danimarka, Finlanda, Norvegjia, Polonia dhe Suedia janë gjithashtu pjesë e marrëveshjes për prokurimin dhe mirëmbajtjen e përbashkët të minave detare në rajon.

Deti Baltik vlerësohet nga analistët e NATO-s si një pikë e mundshme konflikti me Rusinë – dhe aleanca ka rritur praninë e saj në lindje pas pushtimit të plotë rus të Ukrainës në vitin 2022./ata