Anglia ka qenë e famshme për gjuajtjen e keqe të penalltive, por fitorja 5-3 me goditje nga pika ndaj Zvicrës në çerekfinalen e Euro 2024 ishte afër përsosmërisë, sipas një psikologu të njohur sportiv.

Anglia kishte fituar më parë vetëm dy nga nëntë ndeshjet me penallti, por skuadra e Gareth Southgate është stërvitur fort për penallti, me specialistë të zgjedhur në skuadër.

Tre Luanët tani përballen me Holandën në gjysmëfinalen e së mërkurës në Dortmund.

Psikologu sportiv, profesor Geir Jordet, i tha ”Frankfurter Allgemeinen Zeitung” se ngritja e një “grupi pune për gjuajtjet e penalltive” nga Southgate dhe shqyrtimi shkencor i çështjes po jepte fryte.

“Një gjuajtje penallti është një ngjarje e madhe ekipore. Përgatitja duhet të kishte filluar vite më parë. Anglia ka punuar për këtë për tetë vjet dhe ne pamë kundër Zvicrës që ata ngadalë po i afroheshin një gjuajtje të përsosur penalltie”, tha Jordet.

Anglia humbi finalen e Euros së fundit tre vjet më parë me penallti nga Italia.

Por, këtë herë, Cole Palmer, Jude Bellingham, Saka, Ivan Toney dhe Trent Alexander-Arnold shënuan të pesë golat kundër zviceranëve, duke mahnitur tifozët anglezë me gjakftohtësinë e tyre.

Jordan Pickford shpëtoi goditjen hapëse të Manuel Akanji për zviceranët për të ndihmuar në vulosjen e fitores./ata