Programi “Creative Europe” realizoi mbledhjen e komitetit drejtues në Bruksel, ku u diskutuan ide dhe strategji inovatore për të mbështetur artistët dhe kulturën në Europë, duke përfshirë edhe Shqipërinë në aprovimin e programit për vitet 2025-2027.

Creative Europe është programi kryesor i Komisionit Europian për të mbështetur sektorët e kulturës dhe audiovizualit.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se “programi 2021-2027 ka një buxhet prej 2.44 miliardë euro, krahasuar me 1.47 miliardë euro të programit të mëparshëm (2014-2020)”.

Objektivat kryesore të programit në vijim janë ruajtja, zhvillimi dhe promovimi i diversitetit dhe trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore europiane; rritja e konkurrencës dhe potencialit ekonomik të sektorëve kulturorë dhe industrisë krijuese, veçanërisht sektorit audiovizual.

Gonxhja u shpreh se “risi të programit do të kontribuojnë në rimëkëmbjen e këtyre sektorëve, duke forcuar përpjekjet e tyre për t’u bërë më gjithëpërfshirës, më digjital dhe më të qëndrueshëm ndaj mjedisit”.

Ky program është i ndarë në 3 drejtime: kulturor, media audiovizuale dhe bashkëpunimi ndërsektorial.

“Në hapat e ardhshëm të programit 2025-2027 mezi presim të realizohen e frymëzohen krijimtari që celebrojnë përfshirjen ndërkombëtare të kulturës shqiptare në diversitetin e frymën kulturore europiane”, tha Gonxhja./ata