Këngëtarja Shqiptare Rita Ora, është padyshim një nga femrat më të bukura. Së fundmi ajo mori pjesë në një film në promovimin e të cilit ajo shkëlqeu me pamjen e saj mbresëlënëse Për veshjen e parë këngëtarja 33-vjeçare kishte zgjedhur një fustan të kuq saten me rripa të hollë që tregonin një dekolte perfekte. Ajo mbante një çantë të madhe kamoshi mbi supe.

Rita i kishte stiluar flokët në formë vale dhe aksesori me të cilin e kishte plotësuar veshjen e saj ishin një palë syze dielli të kuqe.
Më pas ajo e zëvëndësoi veshjen e parë me një me një bluzë me qafë të lartë, e cila ishte e mbuluar me detaje të prera dhe pantallona të ngjashme me bluzën.


Dhe për veshjen e tretë, ajo kishte zgjedhur një xhaketë elegante me pamje lëkure, pantallona të ndezura dhe një këmishë. Këngëtarja kishte zgjedhur ngjyrën e kuqe për të përfaqësuar veshjet e saj pasi në filmin “Red” që ajo luan është nëna e keqe e personazhit kryesor./Tema