Lamine Yamal hyn në historinë e kampionatit europian të futbollit.

Me golin në ndeshjen gjysmëfinale përballë Francës, sulmuesi 16-vjeçar u bë golashënuesi më i ri në moshë. 16 vjeç e 362 ditë, Yamal theu edhe rekordin e legjendës Pele, i cili shënoi golin e parë në moshën 17-vjeçare e 239 ditë.

Pasi Franca kaloi në avantazh që në minutën e nëntë, Yamal arriti të gjejë shumë shpejt portën dhe të sjellë golin e barazimit.

Me një goditje nga distanca në minutën njëzetë e një, topi shkoi në trekëndëshin e portës, duke rikthyer qetësinë te spanjollët./Tema