Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, Spanja mposhti Francën në Mynih (2:1).
Pas fishkëllimës së fundit të arbitrit, nisi një festë e madhe spanjolle dhe, krejt papandehur, kapiteni Alvaro Morata dëmtoi rëndë këmbën, deri në rrezik për të luajtur në finale.
Ndodhi kjo krejt aksidentalisht teksa lojtarët iberikë u nisën drejt pjesës së tribunës ku ndodheshin tifozët e tyre, por që disa nga këta të fundit vrapuan në fushë.
Ndaj, sigurimi i ekipit spanjoll tentoi të nxjerrë jashtë njërin prej tyre, por duke goditur Moratën në gju.
Tashmë pritet të shihet nëse dëmtimi ka qenë vërtet serioz. /tesheshi.com/