Spanjë-Angli do jetë finalja e madhe e së dielës në EURO-n e Gjemanisë.
Anglezët mundën hollandezët në gjysmëfinale, jo vetëm me të njëjtin rezultat si gjysmëfinalja tjetër, ajo Spanjë-Francë, por dhe me të njëjtën vijueshmëri golash: shënon Hollanda në fillim dhe më pas përmbys rezulatin Anglia me dy gola. Kështu ndodhi dhe të martën në mbrëmje: shënoi Franca e më pas përmbysi Spanja me dy gola.
Kështu, Anglia do jetë për të dytën herë radhazi në finale. Në EURO-n e kaluar humbi përballë Italisë me penallti.
Por kësaj here e ka dhe më të vështirë sfidën, përballë një Spanje dukshëm lart në nivel loje.
Kujtojmë që Anglia, edhe pse me shumë yje në vite dhe me breza yjesh madje, prej Botërorit në vitit 1966, zhvilluar pikërisht në Angli, nuk arrin të fitojë dot një kompeticion të madh, Botëror apo Europian.
Një ironi e madhe kjo për vendin ku lindi futbolli. /tesheshi.com/