Anëtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) thanë në një deklaratë të përbashkët nga samiti i mbajtur në Uashington se rajonet e Ballkanit Perëndimor dhe Deti i Zi janë të një rëndësie strategjike për Aleancën dhe se NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj sigurisë dhe stabilitetit të tyre.

“Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë dialogun tonë politik dhe bashkëpunimin praktik me Ballkanin Perëndimor për të mbështetur reformat, paqen dhe sigurinë rajonale, dhe për të luftuar ndikimin keqdashës, duke përfshirë dezinformimin, kërcënimet hibride dhe kibernetike, të paraqitura nga aktorët shtetërorë dhe joshtetërorë”, thuhet në deklaratë.

Siç shtohet në deklaratë, vlerat demokratike, sundimi i ligjit, reformat e brendshme dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore janë të një rëndësie jetike për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin euroatlantik, prandaj NATO pret përparim të vazhdueshëm në këtë drejtim.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Forcën e Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO… Ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe vlerësojmë zhvillimet në rajon me fokus të veçantë në kërcënimet ndaj sigurisë dhe mundësive të mundshme për bashkëpunim më të ngushtë me partnerët tanë në rajon”.

“NATO mbështet aspiratat euroatlantike të shteteve të interesuara në këtë rajon”, thuhet në deklaratë. /tesheshi.com/