Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron, kanë diskutuar për sulmet izraelite ndaj Palestinës.
Në margjinat e një samiti të NATO-s në Washington, siç njofton Drejtoria e Komunikimit e Türkiyes, Erdoğan dhe Macron trajtuan gjithashtu marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale, duke përfshirë luftën në Ukrainë.
Erdoğan tha se inkurajimi i Izraelit nga vendet perëndimore për armëpushimin në Gaza, ku ka vrarë të paktën 38 mijë palestinezë që nga tetori i kaluar, do të kontribuojë në paqen rajonale dhe globale. Ai kërkoi nga Macron se do të ishte e dobishme për Francën që të ndërmarrë “hapa konkrete” në këtë drejtim.
Duke shprehur rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve midis Türkiyes dhe Francës në çdo fushë, Erdoğan tha se rivitalizimi i procesit të anëtarësimit të Türkiyes në BE është i nevojshëm dhe Ankaraja pret të mbështetet në këtë mënyrë./aa