Futbolli kishte nevojë për këtë! Që një “emër” i ri të dalë në pah, që ai të jetë fillimi dhe fundi i çdo bisede futbollistike për Europianin. Futbolli kishte nevojë për Lamine Yamal.

Fëmija, i cili më 13 korrik do të mbushë 17 vjeç, magjepsi plotësisht Evropën. Talent i pabesueshëm i përkthyer në magji të pastër.

Goli kundër francezëve ishte vetëm kurorëzimi i gjithçkaje që Yamal ka bërë në kohët e fundit. Të paktën për sa i përket fushës së futbollit. “Shpresoj që mësuesi të mos më dërgojë në shkollën e riedukimit.

Tekstet shkollore i kam çuar në Gjermani. Kam kurse “online” dhe mendoj se po ia dal mirë”, tha Yamal./Tema