Një avion udhëtarësh u rrëzua në qytetin Kolomna, pranë kryeqytetit rus, si pasojë tre anëtarët e ekuipazhit humbën jetën.
Avioni Sukhoi Superjet 100 ishte duke u kthyer në aeroportin e Moskës, Vnukovo, pas një vlerësimi të rregullt teknik dhe punës riparuese.
Avioni, i ndërtuar më 2014, është i kompanisë ajrore Gazpromavia.
Kryetari i Kolomnas, Aleksandr Grechishchev, i cili shkoi në vend të ngjarjes, tha se nuk ka viktima, përjashtuar ato nga ekuipazhi i avionit.
Një hetim ka filluar për “shkeljen e rregulloreve të sigurisë në bordin e aeroplanit, të cilat shkaktuan humbje jetësh”./Tema