Furnizimi i Ukrainës me municione thërrmuese dhe përdorimi i tyre “duhet të konsiderohet krim”, tha presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë të raportuar nga Tass, duke nënvizuar se edhe Moska “ka një rezervë të mjaftueshme bombash të tilla” që “ende nuk i ka përdorur”.

 

“Por nëse përdoren kundër nesh, ne rezervojmë të drejtën t’i përdorim ato si një masë reagimi ndaj veprimeve të tilla”.

 

“Për sa i përket municioneve thërrmuese, vetë administrata amerikane përmes stafit ka dhënë mendimin e saj për këto municione disa kohë më parë, kur përdorimi i municioneve thërrmuese u cilësua si krim prej tyre. Pra, mendoj se kështu duhet trajtuar”, tha Putin në një intervistë për kanalin Rossiya-1 të cituar nga Tass.

 

Megjithatë, presidenti rus deklaroi në të njëjtën intervistë se Moska “ka një rezervë të mjaftueshme të llojeve të ndryshme të municioneve thërrmuese. Deri më tani nuk e kemi bërë këtë, nuk i kemi përdorur dhe nuk kemi pasur nevojë ta bëjmë, pavarësisht mungesës së municionit në një moment të caktuar. Por ne nuk e bëmë,” tha presidenti.

 

Sipas disa OJQ-ve, duke përfshirë Human Rights Ëatch, ushtritë ruse dhe ukrainase kanë përdorur prej kohësh municione thërrmuese në konflikt, duke shkaktuar viktima në popullatën civile.