"Pjatat tradicionale greke tani duken të paarritshme rreth zonës më turistike të Greqisë, qendrës së Athinës. Rritja e çmimit të fetës dhe e vajit të ullirit kanë rritur edhe çmimin e sallatës greke, e cila rivalizon apo edhe ia kalon në çmim sallatave te tjera të huaja të njohura në tavernat përreth Akropolit.

Çmimet kanë qenë gjithmonë më të larta në Plakë, Monastiraki, Thissio. Por çmimet tani janë rritur në qiell në krahasim me të kaluarën".

Kështu shkruajnë gazetat greke, teksa bëjnë një pasqyrë të çmimeve të larta që kanë revoltuar vendasit në Greqi.

Sipas televizionit Mega, një çifti për të ngrënë pranë Akropolit mund t'i duhen edhe 70 euro. Çmimi i sallatës greke për shkak të rritjes ka arritur në 14 euro, i gjiros së derrit në 21 euro dhe porcioni i musakasë 19 euro.

Nga ana tjetër, shitësit flasin edhe për qira jashtëzakonisht të larta, të cilat nuk u lënë hapësirë për të mbajtur çmimet të qëndrueshme.

Për këto arsye, përveç Italisë, e cila është një nga tregjet klasike turistike dhe Kroacisë, e cila është rritur ndjeshëm, turizmi në Shqipërinë fqinje, ku çmimet janë dukshëm më të lira, është rritur ndjeshëm në krahasim me vitet e mëparshme.

 

"Kështu, ndërkohë që bukuria dhe niveli i lartë i shërbimeve kanë fituar tregun botëror turistik, edhe grekët tashmë preferojnë Shqipërinë fqinje, pasi infrastruktura e saj është përmirësuar dhe çmimet janë më të ulëta të paktën 2 deri në 3 pikë krahasuar me ishujt grekë.

Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, në vitin 2023 Shqipëria u rendit e 4-ta në nivel global për rritjen më të madhe në përqindje të ardhjeve ndërkombëtare të turistëve, duke shënuar një rritje prej 56% në 2019. Shqipëria mirëpriti 7.5 milionë të ardhur ndërkombëtarë në 2022 dhe 10.1 milionë në 2023", raporton televizioni Mega në edicionin qendror të lajmeve./Tema