Spanja ka nisur përgatitjet për finalen e madhe të Europianit më datë 14 korrik kundër Anglisë.

Një nga lojtarët kryesorë të iberikasve, Rodri theksoi se skuadra e tij duhet të mbrohet mirë ndaj Phil Foden.

Rodri, që luan me Foden te Manchester City i njeh mirë aftësitë e fantazistit, ndaj edhe paralajmëron shokët e tij që të mos i lejojnë hapësira në fushë.

“Anglia ka lojtarë shumë të mirë, por mua më pëlqen Foden. Është një lojtar që e njoh mirë sepse luajmë së bashku.

Do të na duhet që ta mbajmë nën kontroll sepse ai ka një aftësi të veçantë për të lëvizur në hapësira të ngushta.

Por, e theksoj se Anglia ka shumë lojtarë që mund të na dëmtojnë, nuk duhet të fokusohemi vetëm te një. Ne do të luajmë me “armët” tona.

 

E njoh mirë kulturën e futbollit anglez, kanë një skuadër të talentuar dhe shumë të balancuar. Megjithatë, kemi besimin se mund t’i mposhtim në finale”, u shpreh Rodri./Tema