Princi William i BM do të marrë pjesë në finalen e Euro2024, të dielën në Berlin, për të parë ndeshjen e Anglisë ndaj Spanjës, ka konfirmuar Kensington Palace.

William, i cili është president i Federatës së Futbollit (FA), mori pjesë gjithashtu në fitoren në çerekfinale të ekipit ndaj Zvicrës, të shtunën e kaluar  dhe në ndeshjen e fazës së grupeve kundër Danimarkës.

Ai uroi Anglinë pas fitores së tyre në gjysmëfinale ndaj Holandës.

Në një mesazh të nënshkruar personalisht në rrjetet sociale, William shkroi “Çfarë bukurie, Ollie! Urime Angli! Finalistet e #EURO2024. W!”.

William, një mbështetës i skuadrës së klubit të Watkins, ”Aston Villa”, u pa duke brohoritur për Anglinë gjatë gjithë ndeshjes në tribunat në ”Dusseldorf Arena” gjatë ndeshjes kundër Zvicrës.

Mbreti Charles III ka uruar gjithashtu ekipin e futbollit të meshkujve të Anglisë për arritjen në finalen e Euro 2024 – por i kërkoi që të shmangin më shumë dramën e minutës së fundit.

Në një mesazh drejtuar skuadrës së Gareth Southgate pas fitores 2-1 të Tre Luanëve kundër Holandës, mbreti u dërgoi lojtarëve “urimet më të mira” dhe “urimet më të ngrohta” të familjes mbretërore.

Kryeministri i ri Keir Starmer, i cili ishte në gjendje të shikonte një pjesë të gjysmëfinales ndërsa merrte pjesë në një samit të NATO-s në Uashington DC, ka konfirmuar se do të marrë pjesë gjithashtu në finalen e së dielës në Berlin./ata