Në takimin ndërkombëtar “International Swim Meet-Montenegro Open 2024” në Podgoricë të Malit të Zi, ekipi i notit “Future Sports Academy Shkodër – FSASH” mori pjesë me dy nga notarët e këtij ekipi, Arlind Hysaj dhe Arbër Hysaj.

Në këtë takim ndërkombëtar të notit morën pjesë gjithsej 422 notarë të organizuar në 51 ekipe nga 13 shtete të ndryshme nga e gjithë bota, ku Shqipëria përfaqësohej nga 4 ekipe me 24 notarë.

Ekipi “FSASH” i Shkodrës mori pjesë në shtatë gara dhe arriti të fitojë 2 medalje: medaljen e argjendit në disiplinën 50 metër not shpinë dhe medaljen e bronzit për 100 metër shpinë.

Po ashtu, në garat e 50 metër stil i lirë dhe 100 metër stil i lirë, notari Arbër Hysaj u rendit në vendin e katërt dhe të pestë në grupmoshën e 14-vjeçarëve.

Bashkia e Shkodrës bëri të ditur se, në këto gara, ekipi shkodran tregoi një performancë të shkëlqyer duke u renditur i dyti si ekip, midis ekipeve të Shqipërisë./ata