Koreja e Veriut ka denoncuar deklaratën e samitit të NATO-s që dënonte eksportet e armëve të Koresë së Veriut në Rusi duke e quajtur atë “të paligjshme”, si dhe paralajmëroi “kundërveprim të fortë strategjik”.
Një zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut reagoi pasi përfundoi samiti i NATO-s në Washington, ku liderët e aleancës 32-anëtarëshe dhe katër partnerëve të Indo-Paqësorit, respektivisht Koresë së Jugut, Japonisë, Australisë dhe Zelandës së Re, diskutuan shqetësimet rreth nisjes së lidhjeve ushtarake midis Phenianit dhe Moskës.
Deklarata e lëshuar të mërkurën theksoi se eksporti i predhave të artilerisë dhe raketave balistike nga Koreja e Veriut drejt Rusisë shkel shumë rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
NATO shprehu gjithashtu “shqetësim të madh” për thellimin e partneritetit midis Koresë së Veriut dhe Rusisë.
Yonhap News raportoi se zëdhënësi i ministrisë koreano-veriore tha se deklarata nxit një luftë të re të ftohtë dhe konfrontim ushtarak.
Ai tha se situata kërkon një strategji të re për të kundërshtuar përpjekjet e SHBA-së për të zgjeruar aleancat e saj ushtarake.
Në deklaratën e zëdhënësit theksohet se Koreja e Veriut u zotua të pengojë agresionin dhe të mbrojë paqen me kundërveprime më të forca strategjike./aa