Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka qenë i pranishëm në samitin e Prespës në Strugë ka falënderuar Departamentin Amerikan të Shtetit për thirrjen e bërë ndaj Serbisë për lirimin e 3 policëve të rrëmbyer.

 

Ai tha se NATO duhet të gjykojë veprimin e Serbisë që e cilësoi si agresion dhe kërkoi që të hiqet statusi që i lejon serbëve të kenë një armatë në vijën kufitare.

 

“Falenderoj DASH-in që kërkoi lirimin e 3 policëve të Kosovës pa kusht. Duhet të kthehen policët dhe më pas na duhet bashkësia ndërkombëtare që të gjykojë qartë agresionin serb në Kosovë. Sepse me rrëmbimin e 3 policëve shkeli nenin 4 të marrëveshjes së Kumanovës në vitin ’94 dhe mendoj se NATO duhet të gjykojë veprimin e Serbisë dhe duhet të kërkoj të rikthehet siguria në këtë zonë. Për sigurinë e Ballkanit është me rëndësi të ndërpritet statusi i armatës serbe rreth kufirit”- tha Kurti.