Fredi Beleri, i dënuar për blerje votash në Himarë në zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit të kaluar, ka marrë leje për tu betuar si eurodeputet në Parlamentin Europian në Bruklsel 16 korrik. Drejtoria e Burgjeve ka miratuar kërkesën e Belerit ditën e sotme. Beleri do te udhëtojë i vetëm, i pa shoqëruar nga efektive te burgjeve.

Drejtoria e Burgjeve ka vendosur disa kritere për të miratuar lejen për Belerin dhe për këtë arsye ka pasur vonesa për dhënien përfundimtare të vendimit. Burgjet i kanë kërkuar të dhëna të plota Belerit, nisur nga garancia e lëvizjes, dorëzimi i biletës së udhëtimit vajtje-ardhje, qëndrimi dhe akomodimi në hotel. Nëse do të qëndrojë më shumë nga sa e parashikon leja, për shkak të zhvillimeve atje, do të duhet të njoftoj të gjitha institucionet në mënyrë zyrtare, përfshirë edhe autoritetet vendase në Bruksel./Shqiptarja