Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përshëndeti sot vendimin e Gjykatës së Apelit që i dha vulën Sali Berishës dhe grupit të Rithemelimit.
Në një konferncë për shtyp, Meta tha se, kjo është një fitore për demokratët dhe rivendosjen e kushtetutshmërisë.
“Urimet më të mira për demokratët dhe opozitarë. Sot është një moment i rëndësishëm për të shtuar të gjithë forcat për rivendosjen e kushtetutshmërisë së cenuar rëndë nga ky regjim kriminal”, tha Meta.
“Sali Berisha nuk ka marrë vulën e PD-së, e kam thënë prej kohësh që është vetë vula e PD-së. Ka kaluar një kohë e gjatë nga vendimi legjitim i gjyqtarit, i cili mori pikërisht këtë vendim në përputhej me ligjin. Ka qenë një odise e tërë tjetërsimi e manipulimi, kapje në të gjithë nivelet e drejtësisë”, tha Meta.
Gjykata e Apelit vendosi sot që vulën e Partisë Demokratike t’ia lërë grupimit të Rithemelimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie ndërsa ka rrëzuar ankimin e grupit politik të drejtuar nga Lulzim Bashës./ata