SPAK dhe BKH i kërkojnë Ministrisë së Financave të vendosë në dispozicion paga edhe për 40 hetues të tjerë.


Duke iu referuar një shkrese të firmosur dhe të dorëzuar Ministrisë së Financave, gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se SPAK e ka kërkuar shtimin e 40 hetuesve me argumentin se është rritur ngarkesa e punës.

Kujtojmë se më 4 prill të këtij vitit, Dumani gjatë raportimit në KLP theksoi se duhen shtuar hetuesit e BKH-së.

Duhen shtuar hetuesit e BKH duke pasur parasysh se mbi 75 % e hetimeve aktuale kryhen nga BKH. Kemi një ndryshim trendi, nëse deri në 2022  numrin më të madh të hetimeve SPAK e ndiqte me policinë e shtetit tani hetimet I kryejmë me BKH.  Kemi rritje të ngarkesës sidomos kur vjen puna për bashkëpunimin me autoritetet e huaja që kanë një fluks shumë të madh informacioni, letërporosi etj”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se SPAK po përballet me një punë të ngarkuar për shkak të mungesës së hetuesve, dhe atyre profesionistë.

 “Nëse kemi hetues të mirë e profesionistë puna e prokurorit lehtësohet. Prokurori në një vend tjetër nuk kryen hetimet, kontrollon punën e hetuesit. Ne jemi kthyer në punëtor krahu, bëjmë çdo gjë vetë”, theksoi më parë Dumani./TopChannel