Argjentina mundi Kolumbinë në finalen e Copa America 2024 të dielën (duke gdhirë e hënë) për të fituar titullin e saj të 16-të për t'u bërë skuadra më e suksesshme në historinë e turneut, i cili mbylli edicionin e 48-të të tij…
Në ceremoninë e çmimeve pas-finale, kapiteni i Kolumbisë, James Rodriguez, fitoi çmimin 'Lojtari më i mirë', pasi dha gjashtë asistime, më i larti në një edicion të vetëm nga një lojtar.
Argjentinasi Lautaro Martinez (pesë gola) dhe Emiliano Martinez (priti pesë raste golash të pastër) fituan respektivisht çmimet "Këpuca e Artë" dhe "Doreza e Artë". Çmimi ‘Fair Play’ e mori skuadra e Kolumbisë./Dosja