Edicioni i 86-të i kampionatit të Kategorisë Superiore do të ngrejë siparin të dielën, më 18 gusht.
Sezoni i ri emocionues do të nisë menjëherë me dy sfida të zjarrta që do të luhen në orën 20:00. Kampionët në fuqi të Egnatias do të përballen në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj Dinamo City. Në të njëjtën orë do të luhet edhe takimi Teuta – Bylis në stadiumin “Niko Dovana”.
Të hënën do të zhvillohen tri ndeshjet e tjera të javës së parë në Kategorinë Superiore. Në orën 17:00 në stadiumin e Laçit do të luhet takimi Laçi – Tirana. Dy sfidat e fundit do të zhvillohen në orën 20:00. Në stadiumin “Arenën e Demave” Partizani do të presë Vllazninë, ndërsa në Korçë do të luhet takimi Skënderbeu – AF Elbasani.
Të gjitha ndeshjet e kampionatit Kategoria Superiore do të transmetohen drejtpërdrejt në kanalet e RTSH./ata