Në Gjirokastër u zhvillua edicioni i pestë i Panairit Kombëtar të Artizanatit.

Panairi Kombëtar i Artizanatit u zhvillua në Pazarin e Vjetër dhe pati mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, QKVT dhe bashkisë Gjirokastër.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha se ky panair priti rreth 70 artizanë nga e gjithë Shqipëria, ku u promovuan zanatet e gdhendjes së drurit dhe gurit, arti i qëndistarisë, bizhuteritë artizanale e një pjesë e mirë e gatimeve tradicionale të zonës së Gjirokastrës.

Ky ishte një aktivitet ku u ndërthur folklori dhe artizanati, prej gurrës së traditës sonë më të mirë popullore.

Panairi u shoqërua me muzikë folklorike nga grupi i Libohovës dhe orkestrina me violinistin Xhorxh Gramozi, të cilët shtuan akoma më shumë gjallërinë në këtë festë.

Panairi u organizua nga Qendra Kulturore e Veprimtarive Tradicionale dhe TID Gjirokastër./ata