I spikatur për stilin origjinal dhe frymën novatore që sjell nëromanin “Dy javë nën balonë”, Dionis Prifti u shpall fitues i Çmimit Kadare 2024. Në përputhje me misionin e këtij çmimi të rëndësishëm në letërsinë shqipe, juria e këtij edicioni tëdhjetë synoi të mbështesë një gjeneratë të re letrarësh, qënëpërmjet profilit dhe zërit të tyre i duhen më shumë se kurrëjetës kulturore të vendit.

Në motivacionin e çmimit juria vlerëson se “autori nëpërmjet një stili origjinal letrar paraqet risi në konceptim dhe një frymë novatore, ku përthyerja e realitetit në epokën teknologjike krijon kode të reja komunikimi në shoqërinë e sotme”.

Edhe pse i ri në moshë, Dionis Prifti identifikohet në terrenin letrar për eksperimentimin që bën me artin në përgjithësi dhe stilin e të shkruarit në veçanti, duke parapëlqyer ndërthurjen mes reales dhe surreales. Të njëjtën gjë e evidenton në prozën “Dy javë nën balonë”, ku në një qytet imagjinar Morpia shfaqet një fenomen i pazakontë, një sy gjigant që qëndron pezull mbi morpianët. Duke krijuar situata të tilla, autori përpiqet të gërvishtë natyrën dhe reagimet njerëzore përballëtë mbinatyrshmes, se si dhe sa qëndrojnë në simbiozë.

Këtë roman kam pesë vite që e kam në punë e sipër. Çuditërisht fabula ishte shumë e qartë për mua që ditën e parë që u ula, por pastaj nuk po gjeja atë mënyrën për tëthënë atë që doja të thoja. Indicia është inspiruar nga kjo pikturë e veçantë e piktorit francez Odilon Redon, si një homazh për poetin Edgar Allan Poe”, sqaroi autori pikturën që përmban tashmë romani i tij i parë.

Autori rrëfeu gjatë marrjes së çmimit se sfida më e madhe nëshkrimin e këtij romani ishte përpjekja për të mbajtur tensionin dhe fabulën e ngjarjes te fenomeni, pa evidentuar personazhe specifikë.

Ky dualitet që ka njeriu, për nevojën për t’u identifikuar nëmomente të ndryshme me diçka të mbinatyrshme dhe njëkohësisht banaliteti që na shoqëron në jetën e përditshme, ku kryejmë atë rutinën tonë pa e vrarë fare mendjen për diçka të mbinatyrshme, diçka që mund të jetë edhe mendjemadhësi që na karakterizon ne si qenie humane, ishte ai që doja tëmbizotëronte në roman dhe shpresoj ta kem arritur”, përmbylli Prifti, me dëshirën për të pasur krijime të tjera po kaq të mira, pasi punon seriozisht me letërsinë.

 

Studiuesi e kritiku letrar Ermir Nika, anëtari i jurisë sëÇmimit Kadare, tha se ky edicion i dhjetë rrëzoi dilemën nëse do të ketë apo jo të rinj që pasurojnë traditën e letërsisëshqipe. Sipas tij, larmia e dorëshkrimeve dhe autorëve qëkonkurruan, tregoi se në muret e letërsisë tradicionale shqipe ka mbërritur një gjeneratë e re autorësh.

Ajo çka është e rëndësishme këtë vit nuk pamë një frymëautorësh që të kishin tipare të përbashkëta, por gjithsekush ishte interesant në llojin e vet, duke ngritur kështu piketa mbi artin e shkruar. Gjithsekush kishte profilin e vet dhe nuk gjeje autorë të përqaseshin në stil, në koncept, në pikëpamje. Ishin gjenerata të ndryshme dhe këtu lindi ideja nga një anëtar jurie që nuk është sot këtu që të kthejmë sytë nga të rinjtë. Letërsia e të rinjve meriton vëmendje.”

Ndërsa shumëçka po ndryshon për shoqërinë njerëzore nëepokën e digjitalizimit, nuk mbetet i paprekur as arti i fjalës dhe të shkruarit, që sipas kryeredaktores së shtëpisë botuese UET PRESS është ndjerë në dorëshkrimet konkurruese.

Në këtë realitet po lindin edhe shkrimtarë aspirantë, që reflektojnë pikërisht këtë brez që nuk e ka njohur jetën pa teknologjinë dhe i drejtohen një audience që i kupton, pa pasur vështirësi e pa bërë krahasime para apo pas daljes dhe zhvillimit të internetit. Sot jemi në epokën e Metaverse-it, gjithashtu. Libri i Dionis Priftit “Dy javë në Balonë” duket se sjell një tablo të kësaj shoqërie.”

Duke folur më tej për librin, Balliu u shpreh se romani ka nota distopie dhe të evokon libra të autorëve të mëdhenj si Stephen King me “Nën kube”, ndërsa autori rrëfen edhe njëherë natyrën njerëzore që kërkon kuptim, kuptim të ekzistencës, kuptim të fenomeneve që nuk arrin t’i shpjegojë e sesi përshtatet apo ndryshon përballë tyre.

Çmimi Kadare mori jetë në 2014 me bekimin e shkrimtarit Ismail Kadare, me qëllim për t’i shërbyer letërsisë shqipe, dhe vijon kontributin e vet për të dhjetin vit radhazi, duke u kthyer në një referencë për krijimtarinë dhe debatin letrar./Tema