Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e pranoi zyrtarisht nominimin e Partisë Republikane si kandidatin e saj presidencial, në fjalimin e tij të parë që kur i mbijetoi një tentative për atentat.

"Me besim dhe përkushtim, e pranoj me krenari nominimin tuaj për president të Shteteve të Bashkuara", tha Trump të enjten gjatë fjalimit të tij në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee të Wisconsinit.

"Unë po kandidoj për të qenë president për gjithë Amerikën, jo për gjysmën e Amerikës, sepse nuk ka fitore me gjysmën e Amerikës", tha ai pas atentatit të së shtunës që ndodhi në një tubim në Pensilvani.

Një person i armatosur i vetëm 20-vjeçar hapi zjarr ndaj Trumpit gjatë tubimit, duke e goditur atë në veshin e tij të djathtë dhe duke plagosur rëndë dy pjesëmarrës në tubim dhe duke vrarë një të tretë.

Autoritetet ende nuk e kanë përcaktuar motivin e atentatit. Ata e identifikuan sulmuesin e dyshuar si Thomas Matthew Crooks./AA