Të paktën 11 viktima humbën jetën pasi një pjesë e një ure autostrade në provincën Shaanxi të Kinës veriperëndimore u shemb, njofton media shtetërore.

Ura në qarkun Zhashui në qytetin Shangluo u shemb rreth orës 20:40 sipas kohës lokale të premten nga reshjet e papritura të shiut dhe përmbytjet, njoftoi departamenti provincial i publicitetit.

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë pesë automjete nga një lumë ndërsa përpjekjet kanë vazhduar për të arritur tek të mbijetuarit./AA