Presidenti amerikan Joe Biden sot u tërhoq nga gara për presidencën amerikane.

“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të shërbej si presidenti juaj. Dhe ndërsa ka qenë qëllimi im të kërkoj rizgjedhje, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si president për pjesën e mbetur të mandatit tim”, tha Biden në një deklaratë të postuar në X.

Biden ofroi “mbështetjen dhe miratimin e tij të plotë” për nënpresidenten Kamala Harris për ta zëvendësuar atë si kandidat presidencial në zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen më 5 nëntor.

“Demokratë, është koha të mblidhemi dhe ta mundim Trumpin. Le ta bëjmë këtë”, shtoi ai.

Biden tha se ai do t’i drejtohet kombit më vonë këtë javë me më shumë detaje rreth vendimit të tij.

Kandidatura e tij ka qenë në qendër të vëmendjes pas performancës së tij të dobët kundër ish-presidentit Donald Trump në debatin presidencial në fund të muajit të kaluar.

Trump pranoi nominimin presidencial të Republikanëve të enjten në Konventën Kombëtare Republikane (RNC) në Milwaukee të Wisconsinit, mes thirrjeve në rritje që Biden të tërhiqej nga gara./AA