Ministri i Brendshëm, Taulant Balla apeloi sot drejtuesit e automjeteve të mos qarkullojnë tej normave të lejuara të shpejtësisë.

Balla ndau pamje nga disa raste flagrante shkeljesh të normave të qarkullimit rrugor.

“Shpejtësi që shkon edhe 2 deri në 3 herë më shumë se norma e lejuar në rrugët e reja të vendit, dhe në tunelin e Llogorasë, janë rrezik potencial për përfshirjen në ngjarje rrugore”, theksoi Balla.

“Apeloj për të gjithë drejtuesit e automjeteve, të shijojnë rrugët e reja të vendit, të shijojnë fundjavën, por të kujdesen për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”, nënvizoi Balla.