Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dje një person i cili dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj forcave të sigurisë në Zveçan në vitin e kaluar.

I njëjti thuhet se ka përdorë dhunë në mënyrë aktive në Zveçan.

"Më datë 24.07.2024, pas një pune hetimore dhe operative të ekipeve të Policisë së Kosovës është lokalizuar në rajonin e Mitrovicës Jug, i dyshuari Dushan Drobaçi ndaj të cilit ishte ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, lidhur me rastin e sulmit ndaj autoriteteve/forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë me datë 29.05.2023, i identifikuar si njëri ndër personat që ka përdor dhunë në mënyrë aktive në Zveçan”, thuhet në njoftimin e Policisë.
I arrestuari dyshohet për këto vepra penale: Rrezikim i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Sipas Policisë, të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë./KosovaPress