Një prokuror francez ka thënë se do të hetohet një oficer policie për “vrasje të vullnetshme” pasi ai qëlloi dhe vrau një shofer 17-vjeçar.

 

Prokurori i Nanterres, Pascal Prache tha se bazuar në një hetim fillestar, ai arriti në përfundimin se “kushtet për përdorimin e ligjshëm të armës nuk ishin përmbushur”.

 

Dy prokurorë janë emëruar për të udhëhequr hetimin, tha ai.

 

Prache tha se ai kërkoi që oficeri i policisë të mbahet në paraburgim. Ky vendim do të merret nga një gjykatës tjetër.

 

Vrasja e 17-vjeçarit Nahel gjatë një kontrolli trafiku të martën, e regjistruar në video, tronditi vendin dhe nxiti tensione të gjata midis të rinjve dhe policies, shkruan Associated Press.