Spitali i Pejës ka reaguar këtë të enjte pas vdekjes së një foshnjeje e cila ngjalli dyshimin e babait se ishte neglizhencë nga ana e stafit mjekësor.

 

Përmes një komunikate për media, Spitali i Pejës ka bërë të ditur se të mërkurën është kryer lindja, por që foshnja ka lindur e vdekur.

 

“Mbrëmë rreth orës 16:20 në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, është kryer një lindje në të cilën ka pasur asistim sipas protokollit të Mamive dhe Mjekëve Specialist, por që foshnja fatkeqësisht ka lindur e vdekur.

 

Shtatzëna në këtë rast është vizituar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë më datë 7.03.2023 nga Mjeku Specialist dhe i është rekomanduar pranimi në Spital për lindje dhe gjatë vizitës janë respektuar të gjitha procedurat e parapara mjekësore dhe sipas protokolleve nuk është vërejte asnjë shenjë rreziku i mundshëm për nënën dhe frytin”, thuhet në njoftim.