Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të KQZ-së, që i dha të drejtën për regjistrimin e PD, Lulzim Bashës.

 

Në një konferencë për shtyp, Meta u shpreh se kjo është një çmenduri e regjimit të kyeministrit Edi Rama. Ai theksoi se qëndrimi i tij mbetet respekti ndaj vullnetit te anëtarëve të PD.

 

“Qëndrimi im është dhe mbetet një, respekti i vullnetit dhe anëtareve të PD i cili është demonstruar në mënyrë publike dhe transparente përmes foltoreve dhe në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar. Po ashtu është demonstruar dhe nga akti që PD ka marrë. Çmenduritë e regjimit të Ramës i di çdo qytetar i Shqipërisë, përfshirë socialistët e ndershëm, por i dinë më mirë dhe të gjithë demokratët.

 

Mënyrën sesi ai pengoi regjistrimin e gjykatës dhe lojërat e tanishme. Më 14 maj, Partia e Lirisë dhe opozita e vërtetë do të jetë atje, te kutitë e votimit. Më 14 Maj asnjë votë nuk do të preket. Nëse dikush guxon ta prekë do mbajë përgjegjësi”, theksoi ai.