Norvegjia ka njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë njoftoi se ministri Espen Barth Eide e ka cilësuar si një pikë kthese në aspektin e marrëdhënieve Norvegji-Palestinë këtë "ditë të veçantë", ku vendi i tij ka njohur zyrtarisht shtetin e Palestinës.

Eide kritikoi mungesën e "angazhimit konstruktiv" të Izraelit në lidhje me zgjidhjen me dy shtete dhe theksoi se vendi i tij ka qenë "një nga mbrojtësit më të fortë të shtetit palestinez për më shumë se 30 vjet".

Norvegjia, Irlanda dhe Spanja vendosën të njohin njëkohësisht shtetin palestinez dhe deklaruan se shpresojnë që edhe shtetet e tjera evropiane të bëjnë të njëjtin hap në njohjen e shtetit palestinez.

Kryediplomati Eide tha se vetëm njohja e Palestinës nga shtetet evropiane nuk mjaftonte që ekzistenca e këtij shteti të ishte e "qëndrueshme" dhe dha mesazhin se me vendimin për njohjen e Palestinës ata mbështesin planin e paqes të "zhvilluar edhe më tej me aktorët kryesorë" në rajon pas 7 tetorit.

Më 26 maj, ministri norvegjez i dorëzoi në Bruksel kryeministrit palestinez, Mohammed Mustafa, dokumentet që tregojnë se vendi i tij njeh shtetin palestinez./aa