Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell reagoi ndaj përpjekjeve të parlamentit izraelit (Knesset) për ta përcaktuar Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) si një “organizatë terroriste”.
“Ndalimi i UNRWA-së dhe etiketimi i saj si ‘terroriste’, gjë që nuk është, do të thotë të synosh stabilitetin rajonal dhe dinjitetin njerëzor të kujtdo që përfiton nga puna e agjencisë së OKB-së”, tha Borrell në një postim në llogarinë e tij në X.
“Ne i bashkohemi shumë vendeve tona partnere duke i bërë thirrje qeverisë izraelite që t’i japë fund kësaj marrëzie”, tha kryedoplomati evropian.
Në Izrael, tri projektligje, që shpallin UNRWA “organizatë terroriste”, që ndalojnë punën e saj në vend dhe heqin imunitetin e punonjësve të saj, kanë kaluar votën e parë në parlament./aa