Uji në Shqipëri, sipas autoriteteve është i trajtuar me klor dhe antibakterialë të tjerë dhe është i sigurtë për t’u pirë.

 

Në depot e grumbullimit të ujit që furnizojnë rrjetin e tubacioneve drejt çdo banese prania e mikrobeve rritet.

 

Për rrjedhojë, autoritet përkatëse kujdesen që të rrisin sasinë e klorit në mënyrë që të dezinfektojnë ujin që rrjedh në rubinetin e çdo familjeje.

 

Por nga ana tjetër, AgroWeb.org sjell në vëmendje se klori është një substancë kimike tepër e dëmshme, dhe sado e vogël të jetë sasia e përdorur për dezinfektimin e ujit sërish efektet që sjell ai për organizmin nëse konsumohet  janë të dëmshme.

 

Ai përdoret për të eliminuar patogjenët e rrezikshëm, duke u munduar që uji të jetë më i sigurt për t’u përdorur.

 

Këtu qëndron dhe problemi.

 

Klori kur pihet bashkë me ujin e çezmës por edhe kur përthithet nga perimet apo frutat të cilat i lajmë me të, kthehet në një rrezik për shëndetin e organizmit tonë.

 

Efektet e dëmshme të ujit me klor në organizëm

Disa të dhëna, ku AgroWeb.org bazohet, raportojnë se klori lidhet me:

 

Rritjen problemeve me frymëmarrjen si astma dhe alergjitë

 

Dëmton mukozën e aparatit të frymëmarrjes

 

Vret bakteret e mira të florës së aparatit tretës

 

Nëse është me përqendrim të lartë, mund të shkaktojë formimin e xhepave të ujit në mushkëri

 

Acidet që krijohen kur klori dhe uji kur ata kombinohen, dëmtojnë qelizat e organizmit tonë duke shkaktuar dhe shumë sëmundje të rënda.

 

Një zgjidhje të lehtë për të neutralizuar përmbajtjen e klorit në ujin e çezmës

Nëse konsumoni ujin e çezmës për ta pirë, ju këshillojmë që në gotë të shtoni disa feta apo pika limoni.

 

Studimet tregojnë se vitamina C që gjendet në këtë frut shërben si katalizator në eliminimin e molekulave të klorit.

 

Kjo cilësohet si zgjidhja më e efektshme në minimizimin e efekteve të pranisë së klorit në ujë.

 

Por një tjetër shqetësim janë ushqimet.

 

Të dhëna të ndryshme të cilave u referohet AgroWeb.org regojnë se vetëm 60 sekonda të zhytura në ujë me përqindje klori, frutat dhe perimet e përthithin të gjithë këtë substancë.

 

Më pas kur ato përdoren në gatime, klori i zbeh vlerat e tyre, dhe në vend që të konsumojmë perime dhe fruta plot veti për shëndetin e organizmit tonë, ne e dëmtojmë atë.

 

AgroWeb.org ju këshillon që nëse uji i çezmës suaj ka një aromë klorine, si ajo e pishinave, mos i lani perimet dhe frutat direkt nga çezma.

 

Në një tas hidhni lëngun e një limoni ose dy limona të prerë në feta.

 

Kështu perimet dhe frutat tuaja ruajnë vlerat e tyre dhe janë të shëndetshme./AgroWeb.org