Lulzim Basha e ka quajtur miratimin e Kodit të Ri Zgjedhor një pazar i pisët mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, për këtë arsye njoftoi se do e dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
Në një konferencë për media, Basha tha se votimi i një ditë më parë në Kuvend, ishte një tregues i qartë se Edi Rama dhe Sali Berisha janë bashkë.
“Ekipi i juristëve tanë po vlerëson anti-kushtetueshmërinë e aktit të djeshëm dhe po përgatit draftin e dërgimit të kësaj çështje në gjykatën kushtetuese.
Një pazar i trupshëm, që nuk do të harrohet as falet, sepse kurrë nuk ka qenë më e qartë ndarja midis një kaste të mbyllur që kërkon ta mbaj vendin peng, dhe shumicës dërrmuese të qytetarëve që kërkojnë një ndryshim të vërtetë”, u shpreh Basha./Tema