Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kaluar në Kosovë. Dy grupe të rinjsh janë përplasur me njëri tjetrin. Fillimisht ata janë zënë fizikisht mes njëri tjetrit derisa sherri ka agravuar deri në përdorimin e armës.

 

Mësohet se një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka mbetur i lënduar.

Në vendin e ngjarjes u gjet edhe arma e zjarrit dhe një gëzhojë.