Këngëtarja Lady Gaga, ka performuar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024, në Paris.
Ylli i popit këndoi në frëngjisht këngën “Mon truc en plumes” të këngëtares, balerinës dhe aktores legjendare franceze Zizi Jeanmaire.
Pas performancës me një postim në rrjetet sociale, këngëtarja ka shprehur mirënjohjen dhe emocionin për ftesën për të kënduar në Lojërat Olimpike të Parisit.
“Ndihem shumë mirënjohëse që më është kërkuar të hap Olimpiadën e Parisit këtë vit. Unë jam gjithashtu e emocionuar që më kërkuan nga komiteti organizativ i Olimpiadës të këndoja një këngë kaq të veçantë franceze një këngë në nder të popullit francez dhe historisë së tij të gjerë në art, muzikë dhe teatër. Faleminderit shumë që më mirëpritët në vendin tuaj për të kënduar në nderin tuaj kjo është një dhuratë që nuk do ta harroj kurrë! Urime të gjithë sportistëve që garojnë në Lojërat Olimpike të këtij viti!”, shkruan ajo./Shqiptarja