Skuadrat e Serisë A po e nisin keq edicionin futbollistik, pasi që në turin e dytë të Kupës së Italisë, kanë dalë nga gara katër prej tyre. Një ditë pasi Cesena nxori jashtë Veronën, me gol edhe të Kristian Shpendit; të diel e kishin radhën Venezia, Parma dhe Como që të dilnin nga ky turne.

Venezia u mund me shifrat 3-1 nga skuadra e Brescias, e cili dominoi ndeshjen dhe nuk e vendosi asnjëherë në diskutim sfidën për të siguruar një ndeshje ndaj Monzës në turin tjetër.

Më pas, e kishte radhën Parma, e cila u mund në shtëpi nga Palermo, një skuadër që synon të bëjë mirë në këtë edicion në Serinë B dhe të tentojë ngjitjen.

Goli i Roberto Insignes në fundin e pjesës së parë i mjaftoi Palermos për fitoren, që siguron në përballje shumë interesante me Napolin në turin tjetër të Kupës së Italisë.

Como nuk ishte e saktë nga penalltitë, pasi pas barazimit 1-1 me Sampdorian, ishin dorianët e Andrea Pirlo që kaluan më tej./Shqiptarja