Distria Krasniqi tregoi një tjetër garë spektakolare në xhudo në Lojërat Olimpike të Parisit. Kampionia Olimpike në kategorinë deri në 52 kilogramë arriti kualifikimin në gjysmëfinale.

Krasniqi triumfoi me IPPON brenda një minuti ndaj izraelites, Gefen Primo. Maryam March Maharani nga Indonezia ishte 'viktima' e parë e xhudistes shqiptare nga Kosova në raundin e dytë, e cila u mposht po ashtu me IPPON. Në raundin e parë, Krasniqi kaloi pa garuar. Në gjysmëfinale Distria do të përballet me italianen Odette Giuffrida.

Befasia e madhe deri tani është eliminimi i japonezes Uta Abe, e cilësuar si favoritja e madhe për medaljen e artë./Shqiptarja